Lajme
I falet dënimi shqiptarit Ali Gashi, bosit “më të rrezikshëm në Bosnjë”
Demokracia
12:20 | 19 Tetor 2022

Share:

Presidenti i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Marinko Çavara, ka marrë vendim për faljen e të dënuarit për krim të organizuar, Muhamed Ali Gashi.

Kështu, Gashi do të lirohet nga burgu pas tre muajsh, raportojnë mediat boshnjake, transmeton Paparaci.

Çavara së fundi ka marrë një vendim për faljen e shqiptarit nga Prizreni dhe vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kujtojmë se në vitin 2009, Gashi ishte dënuar me 17 vjet e shtatë muaj burgim. Më 23 qershor 2009, Gjykata Kantonale në Sarajevë e kishte dënuar Muhamed Aliun me 20 vjet burg për organizim kriminal në lidhje me krimet e uzurpimit të paligjshëm të pasurive të paluajtshme me interes të përgjithshëm, dëmtim të pronës së të tjerëve, ndërtime pa leje, pastrim parash, vrasje në tentativë dhe vepra të tjera penale të zhvatjes.

Gjyqi ndaj Muhamed Ali Gashit kishte nisur më 2009.

Ali Gashi dhe banda e tij besohet të jenë kriminelët “më të rrezikshëm” në vend, kishin thënë policia boshnjake dhe zyrtarë të tjerë që kishin punuar në këtë rast për Balkan Insight.

Ai është një shqiptar nga Kosova. Është djali i Ali Gashit, i cili ishte shpërngulur nga Prizreni drejt Bosnjë dhe Hercegovinës para viteve 90′.

Muhamed Ali Gashi ndodhet në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme