Sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë, ka ndodhur një rrahje, ku një prind i një studenti dyshohet se ka rrahur profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.
Demokracia.com merr vesh se personi që e ka sulmuar profesoreshën e Mjekësisë, është mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Bëhet fjalë për gjinekologun Arsim Gashi, babai i studentit të Fakultetit të Mjekësisë, Donat Gashi. shkruan Demokracia.com.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar. /Demokracia.com/
Profesoresha Hatixhe Latifi Pupovci flet pas sulmit, tregon se si ndodhi e gjithë ngjarja