Sport
Hysaj zihet ngushtë në konferencë, bën dallimin mes Strakoshës dhe Reinës për vendin e titullarit
Demokracia
16:43 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Galatasarayt.

“Biancocelestët” përgatiten të enjten në “Olimpico” për përballjen me gjigantët turk Galatasaray në kuadër të Ligës së Evropës, njoftojnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.

Lazio është tashmë në fazën tjetër me tetë pikë nga pesë ndeshje, pasi ka një diferencë prej katër pikësh me Marseillen në vendin e tretë.

Hysaj ndër të tjera në konferencë, u zu ngushtë në një pyetje që duhej të zgjidhte mes bashkëkombasit të tij, Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinës, të dy portierë të Lazios.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare u tregua i matur duke thënë se dytë janë lojtarë cilësorë.

“Ata të dy janë portierë cilësorë. Nuk ka dallim, ata janë dy portierë të fortë. Njëri ka më shumë përvojë, tjetri ende duhet të rritet”, tha Hysaj në konferencë për shtyp. /Demokracia.com/

Të ngjashme