ShowBiz
Hynë në dasmë duke kërcyer hip-hop, bëhet virale në TikTok videoja e Liridon Krasniqit dhe gruas së tij në ceremoninë e martesës
Demokracia
15:29 | 21 Gusht 2023

Share:

Futbollisti i njohur shqiptar, Liridon Krasniqi, pak javë më parë ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Ai dha fund beqarisë, duke u martuar me bukuroshen me origjinë nga Peja, Agonita.

Çifti realizoi një dasmë tradicionale me shumë të ftuar, teksa shumë prej momenteve i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ndër të tjerash, ata publikuan një video të përbashkët në TikTok, ku tregonin hyrjen e veçantë që kishin bërë në dasmën e tyre.

@liridonkrasniqi_8 Fukumeeean with the Gang. A 🤍#wedding #matdon #viral #fyp #allahisthegreatest #liridonkrasniqi #hochzeit #LA ♬ Originalton – Matdon

Çifti i sapomartuar u futën në ceremoninë e martesës shoqëruar me disa dasmorë të huaj, nën ritmet e muzikës hip-hop.

Ata kanë kërcyer dhe janë dëfryer me ‘beat’-in e këngës “Matdon”, e cila është shumë e njohur në TikTok.

Videoaj e tyre është bërë virale, duke tejkaluar shifrën e 15 milionë klikimeve në llogarinë e Agonitës dhe mbi dy milionë në atë të Liridonit.

@liridonkrasniqi_8 Just married @Agonita 🤍#fyp #viral #matdon #LA ♬ Originalton – Matdon

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024