Lajme
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e ministres në detyrë
Demokracia
14:06 | 24 Shkurt 2021

Share:

Hykmete Bajrami është liruar nga pozita e ministres së Financave, me kërkesë të saj.

Në vendimin që ka siguruar GazetaExpress thuhet se Kryeministri Avdullah Hoti e ka liruar nga detyra ministren Bajrami.

“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.

Të ngjashme