Lajme
Huqje dhe shpifje| Gjinovci sulmon të gjitha mediat tjera përveç atij ku punon, por s’ia di as orarin
Demokracia
12:39 | 29 Janar 2023

Share:

Analisti dhe moderatori Rron Gjinovci, në mënyrë arbtirare ka kërkuar që të mos i besohet asnjë mediumi tjetër përveç atij ku punon. Por, ai ia ka huqur orarit të lajmeve të këtij mediumi.

Gjinovci që ishte autor dhe moderator i emisionit Java Sonte me Rronin dhe që aktualisht paraqitet në po të njëjtin medium në një emision debati, ka kërkuar që t’i besohet vetëm lajmeve.

Por, ka një problem: lajmet në KTV nuk janë në orarin që Gjinovci ka shkruar se janë – duke e dëshmuar se nuk i ndjek as vetë ato.

Më pas, ai e ka fshirë statusin e tij duke e paraqitur me orar të saktë.

“Gjatë kësaj kohe shpifjet kanë me eskalu pa kontroll, kështu që nëse doni me u informu saktë dhe drejt, në 19:30 këqyrni lajmet në KTV, tjerat janë shpifje,” – ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ai nuk ka ofruar asnjë provë të vetme në lidhje me pretendimin e tij shpifës.

 

Të ngjashme