Sport
Hungaria e pëson keq nga FIFA, takimin me Shqipërinë e luan pa shikues
Demokracia
17:05 | 21 Shtator 2021

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA e ka dënuar rëndë Hungarinë për shkak të tifozëve në ndeshjen kundër Anglisë.

Tifozët hungarezë fyen në baza racore futbollistët e Kombëtares së Anglisë në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell Demokracia.com

Hungaria është urdhëruar të luajë dy ndeshjet në shtëpi pa praninë e publikut.

Kësisoj, Hungaria do ta luajë përballjen me Shqipërinë në muajin tetor pa prezencën e tifozëve.

Përveç ndalimit të stadiumit, komiteti disiplinor i FIFA-s vendosi gjobë prej 200 mijë franga.

Ndeshja Hungari – Shqipëri luhet më 8 tetor. /Demokracia.com

Të ngjashme