Sport
Humbja në derbi përjetohet rëndë nga tifozët e Evertonit, e thyejnë gjësende në “Anfield”
Demokracia
11:40 | 25 Prill 2022

Share:

Mbështetësit e Evertonit janë akuzuar për vandalizëm në “Anfield” gjatë humbjes së së dielës në derbin Merseyside ndaj Liverpoolit.

Everton shkoi një hap më afër rënies nga kategoria pasi pësuan një humbje 2-0 ndaj rivalëve të tyre lokal, transmeton Demokracia.com.

Golat e pjesës së dytë nga Andy Robertson dhe Divock Origi siguruan një fitore vendimtare për Liverpoolin, i cili është rikthyer në një pikë më pak sesa lideri i Premierligës, Manchester City.

Ndërkohë, Everton tani është dy pikë larg sigurisë me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura në sezonin e tyre.


Armiqësia mes dy klubeve u përhap në tribuna, me tifozët e Everton të akuzuar për shkaktimin e qëllimshëm të dëmtimit në pjesën e stadiumit.

Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë disa ekrane televizive të thyera në fund, me panele dhe tela të shkëputura nga çatia e njërit prej tualetit./Demokracia.com/

Të ngjashme