Sport
Humbja e Vushtrrisë në tavolinë, Ferizaj siguron inkuadrimin në Superligën e Kosovës
Demokracia
16:37 | 28 Prill 2022

Share:

Ferizaj e ka siguruar edhe matematikisht inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll nga edicioni i ardhshëm.

Ferizaj njëherit e ka siguruar edhe titullin e kampionit në Grupin B të Ligës së Parë, pas humbjes së Vushtrrisë me rezultat zyrtar 3:0 kundër Arbërisë, shkruan Demokracia.com.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit së Kosovës ka marrë vendim ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Arbërisë, në favor të Arbërisë nga Dobraja e Lipjanit.

“Miratohet si e bazuar  ankesa e klubit të futbollit “Arbëria”  nga Dobraja  dhe ndeshja e javës  së 24-t e VIVA FRESH – Liga e Parë – Grupi B, në mes K.F. “Vushtria“ dhe K.F. Arbëria e përfunduar me rezultat 5:0 për K.F. Vushtrria, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të K.F. Arbëria nga Dobraja”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme