Lajme
Hoxhaj për ‘Deutschlandfunk’: Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Europë
Demokracia
14:38 | 07 Shkurt 2021

Share:

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Gjermania mbetet  adresa më e rëndësishme politike në Europë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova e ka adresën e saj të rëndësishme për rrugën e saj drejt Europës, shkruan Demokracia.com.

Këto komente Hoxhaj i ka bërë në një intervistë që ka dhënë në radion e njohur gjermane, “Deutschlandfunk”, e që e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Fecbook.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për Berlinin se kënd do ta kenë partner në krye të Qeverisë së Kosovës. Askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse. Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë”, ka shkruar ndër të tjerash Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhajt, pa ndërhyrje:

Për radion publike gjermane “Deutschlandfunk”, e cila është radio e preferuar e diasporës sonë në Gjermani, fola për prioritetet tona në këto zgjedhje, për planin ekonomik, për politikën e jashtme, marrëdhëniet me Berlinin, investimet gjermane në Kosovë dhe për tema tjera me interes.

Këto zgjedhje janë test i orientimit tonë perëndimor, demokracisë sonë, tregut dhe mediave të lira. Për këtë, qytetarët dhe diaspora jonë duhet të votojnë për PDK-në, e cila është diga e vetme kundër autoritarizmit në Kosovë.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për Berlinin se kënd do ta kenë partner në krye të Qeverisë së Kosovës. Askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse. Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë.

#PDK134. /Demokracia.com/

Për radion publike gjermane “Deutschlandfunk”, e cila është radio e preferuar e diasporës sonë në Gjermani, fola për…

Posted by Enver Hoxhaj on E Diele, 7 Shkurt 2021

Të ngjashme