Lajme
Hoxhaj në takimin me ambasadorin Abbott: Do jemi opozitë konstruktive
Demokracia
17:44 | 01 Mars 2021

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Muzafer Shala, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19, ku u shpreh shqetësimi për vonesën në sigurimin e vaksinës anti-COVID për popullatën dhe ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e vendit, shkruan Demokracia.com

Tutje, Hoxhaj dhe Abbott kanë folur edhe për situatën aktuale politike në vend, pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Hoxhaj duke thënë se PDK do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, ka theksuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

Ai ka falënderuar ambasadorin britanez për mbështetjen e dhënë Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se vendit i duhet edhe më tej përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë në aspektin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit./Demokracia.com/

Të ngjashme