Lajme
Hoxhaj: 13 vjetori i GJND na gjen me politikë të jashtme të zhbërë dhe partneritet të çmontuar me SHBA dhe BE
Demokracia
21:01 | 22 Korrik 2023

Share:

Ish-kryediplomati kosovar dhe deputeti i Partisë Demokraitke të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar me rastin e 13 vjetori të vendimit të GJND-së për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Hoxhaj ka thënë e në këtë përvjetor të këtij vendimi, politika e jashtme e Kosovës është zhbërë, partneriteti strategjik me SHBA dhe BE-në është çmontuar dhe normalizimi me Serbinë është zëvëndësuar me menaxhim krize, gjë që sipas Hoxhajt tregon se Kosova s’mund të qeverisë në atë pjesë të territorit.

“Kjo ndodhë kur politika e jashtme nuk bazohet në vlerësimin real të situatës dhe nuk ndjekë interesin shtetëror të Kosovës, por udhëhiqet nga marrëzi ideologjike dhe nga frustrimi personal i një politike qorre”, ka shkruar Hoxhaj.

Reagimi i plotë:

Në përvjetorin e fitores sonë në GJND, që konfirmoi fuqishëm legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë sonë, sot politika e jashtme është zhbërë, partneriteti strategjik me SHBA-në dhe BE-në është çmontuar dhe normalizimi ndërshtetëror me Serbinë është zëvendësuar me menaxhim të krizës në veri të vendit, duke treguar para botës që Kosova nuk mund të qeverisë atë pjesë të territorit të saj! Kjo ndodhë kur politika e jashtme nuk bazohet në vlerësimin real të situatës dhe nuk ndjekë interesin shtetëror të Kosovës, por udhëhiqet nga marrëzi ideologjike dhe nga frustrimi personal i një politike qorre.

Një përvjetor si ky mund të shërbejë për t’i treguar botës se Serbia ende funksionion si armike e Kosovës dhe kundërshtare e Perëndimit dhe që njohja universale, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në dhe BE-në është sa në interes të Kosovës dhe paqes liberale në Evropë. Sot vendimin i GJND-së kujtohet si një datë historike dhe jo platformë politike në përmbylljen e shtetësisë së Kosovës, meqë ata që udheheqin as nuk kanë dije, vullnet dhe as guxim për të përmbushur interesin shtetëror të Kosovës!

Të ngjashme