Lajme
Hovenier takon politikanët serbë të Kosovës: Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane
Demokracia
17:04 | 22 Gusht 2023

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka takuar këtë të martë përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës.

Teksa ka njoftuar për takimin, Hovenier ka thënë se ka ripërsëritur mbështetjen e kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike.

“Pata rastin të pres sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme”.

“Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar ambasadori amerikan në Platformën X (ish-Twitter).

Të ngjashme