Lajme
Hovenier: Nëse arrihet marrëveshja në Ohër, mund të krijohen kushtet që palët të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit
Demokracia
23:07 | 15 Mars 2023

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, në një intervistë dhënë për në ATV, ka folur edhe për bojkotimin e zgjedhjeve të 23 prillit nga serbët.

Ai tha se përqendrimi i SHBA-së është që të arrihet marrëveshja në Ohër, atëherë mund edhe të krijohen kushtet që siç thotë ai, palët të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

“Përgjatë shumë muajve të fundit e kemi parë se shpesh kemi diskutuar për lloje të gjërave për shembull kornizën strategjike të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe si të krijojmë mirëkuptim apo marrëveshje që do të ulin tensionet dhe të ripozicionojmë këto raporte në një mënyrë më të qëndrueshme dhe pikë-përplasjet të cilat kanë nxitur konflikte e tensione dhe zbehen përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për t’i adresuar këto pikë-përplasje. Kemi kuptuar se në rast se do të arrihet marrëveshje do të mund të uleshin rreziqet e këtyre pikë-përplasjeve dhe sasinë e tyre por edhe pasojat. Andaj përqendrimi ynë në Ohër do të jetë marrëveshja dhe nëse arrihet atëherë mund të krijohen kushtet që të gjitha palët të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit”, tha Hovenier.

Ai tha se nuk mund të flasë se çfarë mund të ndodh aktualisht, por që shpresa e tyre është se duhet të arrihet marrëveshja në Ohër.

 

Të ngjashme