Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.
Ambasadori Hovenier nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e saj.
“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në reagimin e tij.
An important agreement has been reached. The United States will provide full support for the implementation of these obligations consistent with our long-term efforts to advance security, stability, and prosperity for the people of Kosovo and of the region. https://t.co/LYOh4ARX4R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 19, 2023
Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime maratonike më 18 mars në Ohër, në prani të negociatorëve evropianë.
I pranishëm në Ohër ka qenë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, po ashtu, i ka komentuar si pozitive zhvillimet e së shtunës./Demokracia.com/