Lajme
Hovenier i befasuar me gjuhën e figurave të Vetëvendosjes për takimet e tij me biznesmenë
Demokracia
18:34 | 01 Gusht 2023

Share:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i befasuar me komentet që janë bërë për të nga figura kyce të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kam parë këto komente dhe jam befasuar ngase nuk mendoj që këto komente janë të bazuara në realitet. Jam takuar me drejtues biznesesh dhe takimet e mia nuk kanë lidhje me vendimet që marrin zyrtarët qeveritarë”, ka thënë Hovenier.

“Mohoj se ShBA po provon të ndikojë në vendimet e gjykatave. ShBA bashkë me partnerët qëndrojnë për lirinë e mediave”, ka shtuar ai.

Anëtarë e deputetë të Vetëvendosjes e kanë akuzuar Hovenierin për ndikim në Gjykatën Komerciale, pas vendimit të tyre në favor të kompanisë Devolli lidhur me Telekomin.

Të ngjashme