Lajme
Hovener për rastin e Klan Kosova: Shtypi i lirë dhe i pavarur është shtyllë jetike e demokracisë
Demokracia
17:40 | 17 Korrik 2023

Share:

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, njofton se sot është takuar me biznesmenin kosovar, Shkëlqim Devollin nga Korportata “Devolli”.

Hovenier thotë të ketë diskutuar një sërë temash me Devollin, përfshirë edhe situatën e Klan Kosovës. Biznesmeni njihet si pronari faktik i këtij mediumi.

“Kënaqësi ta takojë Shkëlqimin nga Korporata Devolli, një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Kishim një bisedë të mirë për një sërë temash, përfshirë situatën e Klan Kosovës. Siç kemi thënë më parë, shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë”, shkroi Hovenier.

Biznesmeni që deri vitet e fundit është paraqitur rrallë publikisht, dy vjet më parë ka takuar ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, në Florida të SHBA-së.

Blerim dhe Shkëlqim Devolli janë dy biznesmenë që janë përmendur jo rrallë si oligarkë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme