Lajme
Hoti thotë se Vetëvendosja do të zhduket si parti
Demokracia
22:41 | 02 Shkurt 2021

Share:

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të zhduket si parti.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ka parashikuar zhdukjen e saj nga skena politike.

“Ka pas edhe episode të caktuara, eksperimente të një partie që pas një sezone është zhdukur. Ka pas në Greqi, Austri, dhe në vende tjera…”, është shprehur Hoti në Klan Kosova.

“[Lëvizja Vetëvendosje do të zhduket] plotësisht sepse nuk ka bazament. LDK ka momente të mira dhe jo shumë të mira, por standard ka qëndruar dhe nuk i ka ndryshuar vlerat” .

“Kurrë nuk kemi ndryshuar në parimet tona si parti. Nuk jemi parti sezonale”, ka thënë ai.

Të ngjashme