Lajme
Hoti: Rritje të çmimeve në secilin produkt, veprimet e gabuara të Qeverisë po rrisin barrën e jetës së qytetarëve
Demokracia
11:07 | 22 Shkurt 2022

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se në Kosovë janë rritur çmimet, e sidomos në ato produktet ushqimore bazike.

Ai tha se brenda një viti çmimi i miellti është rritur në 29 për qind, buka në 17 për qind, vaji 46 për qind, nafta në 26 për qind e shumë të tjera.

“Një familje me rrogë mesatare shumicën e të ardhurave i shpenzon në këto produkte bazike dhe kjo do të thotë se fuqia blerëse dhe të ardhurat kanë rënë. Është rritur çmimi i rrymës, pra në bazë të evidencës së fakteve tarifa e ulët u rrit në 104% e larta në 85 për qind. Çmimet e plehrave, farave dhe specifikeve në minimum 25 për qind dhe kjo nënkupton se sivjet vështirë se do të mbahet prodhimi bujqësor sa ka qenë më herët. Tek fushat e investimeve, deputeti i VV-së, i përmendi disa shifra por unë u them realitetin sepse kam përshtypje sikur po jetoni në dimensione të tjera. Në sektorin publik nuk ka asnjë investim të madh që krijon efekte në të ardhura apo përfitime. Kemi parë bllokimin e OSHP-së që ka lënë të bllokuara miliona euro gjithandej në Kosovë Sa i përket investimeve të jashtme nuk ka asnjë brend të investitorit të jashtëm që ka ndodhur gjatë vitit 2021. Projekti i gazit është përmendur e do të mund të sillte 200 milionë euro nga MSS”, tha Hoti.

Tutje ai theksoi se nëse vazhdohet me këto veprime, ky vit dhe viti i ardhshëm do të jenë tejet të vështira për secilën familje.

“Përtej kësaj është rritur pasiguria në tregjet globale për shkak të zhvillimeve në Ukrainë dhe rrjedhimisht edhe në mobilitetin e kapitalit. Jam i vetëdijshëm se këto probleme nuk i solli Qeveria, por veprimi i gabuar i Qeverisë e rëndon barrën për qytetarët. Bizneset asnjëherë nuk kanë qenë më të pasigurta sa i përket politikave fiskale. Ne mund të zgjohemi dhe të shohim se një ndërmarrje konfiskohet, ndoshta shteti ka të drejtë por këto bëhen në transparencë ndaj publikut e asaj ndërmarrje, sepse kjo qasje krijon pasiguri të madhe tek investitorë potencial edhe kur shteti ka të drejtë. Mund të shohim se ndërmarrjet shoqërore që presin ti marrin 20% bëhen pjesë e një Fondi që u garanton dështimin”, shtoi ai./Lajmi.net/

Të ngjashme