Lajme
Hoti për paditë e Hajdarit dhe Kusari-Lilës: Do duhej të jepnin dorëheqje
Demokracia
19:17 | 04 Gusht 2023

Share:

Ministrja Rozeta Hajdari, sot në mëngjes, njoftoi se e ka paditur gazetën Nacionale, gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahun, në lidhje me përgjimet e grurit dhe vajit.

Ndërsa, pak më vonë, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila paditi ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, me të cilin dëgjohej duke biseduar në incizimet e publikuara nga Nacionale

Në lidhje me këtë temë, ka reaguar ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se këto dy eksponentë të LVV do duhej të kishin dhënë dorëheqje në mënyrë që t’u lihëj hapsirë hetimeve të pavarura.

Tutje, ai ka thënë se do duhej të shkarkoheshin edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Marin Berishaj dhe ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi

“Kjo është situata absurde në një demokraci. Një politikan normal, që ndjen përgjegjësi publike, do të kishte dhënë dorëheqje derisa të sqaroheshin këto ngjarje nga organet e drejtësisë.

Sigurisht se nuk pres nga këta demagogë të marrin ndonjë përgjegjësi. Sepse këta janë të njëjtit që e mbajnë në detyrë një ambasador që potencialisht mund të akuzohet për skandal milionësh, ndaj të cilit është kryer edhe hetim parlamentar”, ka shkruar Hoti.

“Këta janë të njëjtit që nuk e shkarkojnë Kryeshefin e KEK-ut, por e mbajnë të suspenduar dhe e paguajnë pagë mbi 1500 euro në muaj, edhe pse me sa di ai është në paraburgim”, ka vazhduar ai tutje.

Të ngjashme