Lajme
Hoti paralajmëron “ditë të rënda” në dimër: Qeveria s’ka ide se me çka do të përballemi
Demokracia
09:25 | 30 Shtator 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po vlerëson se kaosi në menaxhimin e krizës energjetike ka shkaktuar panik tek qytetarët e vendit.

Sipas Hotit, i cili mendimin e tij e shprehu me anë të një postimi në Facebook, një Qeveri e përgjegjshme duhet t’i informojë qytetarët në detaje në lidhje me atë se sa pritet të jetë prodhimi i rrymës në KEK gjatë dimrit; sa duhet importuar energji; sa buxhet duhet ndarë për atë import; a mund të lidhen kontrata për blerje si dhe çështje tjera, shkruan lajmi.net.

Sipas Hotit, Qeveria Kurti as nuk e ka idenë më të vogël se me çka do të përballet Kosova.

“Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi. Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë. E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike”, shkroi Hoti.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të informojnë qytetarët në detaje:

– sa pritet të jetë prodhimi i energjisë nga KEK-u gjatë dimrit,

– sa duhet importuar energji për të plotësuar kërkesën vendore,

– sa buxhet duhet ndarë për import të asaj energjie,

– a mund të lidhen tani kontrata për blerje të energjisë,

– sa energji i kemi dhënë Shqipërisë deri më tani në mënyrë që të marrim nga ta gjatë dimrit,

– sa buxhet duhet ndarë për kompanitë e energjisë në mënyrë që rritja e faturave të energjisë të jetë e përballueshme për familjet,

– sa buxhet duhet ndarë për subvencionim të energjisë për familjet në asistencë sociale,

– çfarë mund të bëhet bashkë me komunat për familjet e tjera më në nevojë për mbështetje etj.

Një plan i tillë do kishte kuptim dhe do të mbështetej nga të gjithë.

Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi. Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë. E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike.

Të ngjashme