Lajme
Hoti kritikon Qeverinë Kurti: Mori borxh për skema sociale, qytetarët po e paguajnë mospunën e saj
Demokracia
10:49 | 27 Shkurt 2024

Share:

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka komentuar politikat buxhetore të Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Në shkrimin e tij, që ka ngjyrime kritike, Hoti ka përmendur ato që i ka quajtur dështime me borxhin e Kosovës së Qeverisë Kurti.

Sipas Hotit, Qeveria Kurti ka kërkuar borxh për skema sociale.

“Si parim, borxhi shtetëror merret për projekte kapitale që përdoren për dekada dhe kthehet nga përfitimet që vijnë nga shfrytëzimi i atyre projekte. Por qeveria aktuale, pa pasur asnjë krizë buxhetore, ka marrë borxh për skema sociale dhe për shkrimin e ligjeve. Kjo është në kundërshtim me parimet e financave publike. Kjo tregon mungesën e strategjisë kombëtare që përcakton dy çështjet kryesore të borxhit shtetëror: (i) kur merret borxhi shtetëror dhe në çfarë shume dhe (ii) cilat janë projektet që financohen me borxh shtetëror.” – shkroi Hoti, ndër të tjera.

Të ngjashme