Lajme
Hoti: Kosova s’ka nevojë për Guvernator e Kryeprokuror, e kemi Kurtin dhe Osmanin që japin urdhëra
Demokracia
20:02 | 17 Maj 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hotit thotë se zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës bllokohet, por jo edhe konkurset për zgjedhje të stafit.

Për këtë ai fajëson kreun e BQK-së ku sipas Hotit, ai ka pushtet të plotë mbi institucionin më të rëndësishëm financiar në vend.

BQK-në, institucionin më të rëndësishëm financiar në vend dhe pa pasur kush ta mbikëqyr punën e këtij institucioni”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendore të Kosovës bllokohet, por jo edhe konkurset për zgjedhje të stafit. Ai që e kurdisi procesin për të ardhur vet në krye të BQK-së, edhe pse përkohësisht, tani ka shpallur konkurset.

Sigurisht se kjo bëhet ne lejen e shefit të tij. Ai tani ka “pushtet” të plotë mbi BQK-në, institucionin më të rëndësishëm financiar në vend dhe pa pasur kush ta mbikëqyr punën e këtij institucioni.

Ky është mesazhi më i keq që u dërgohet investitorëve dhe tregut financiar. Kjo e thellon pasigurinë ekonomike në vend.

Ndoshta Kosova nuk ka nevojë të ketë Guvernator, as Kryeprokuror, as Bord të Trustit, as Drejtor të Thesarit, as Kryeshef të Agjencisë së Statistikave, as Drejtor të ATK-së. Mjafton që e ka kryeministrin dhe presidenten që japin urdhëra si të veprojnë ushtruesit e detyrës të këtyre institucioneve vitale shtetërore.

Të ngjashme