Lajme
Hoti uron Sekretarin e ri të ShBA-ve, Antony Blinken
Demokracia
13:22 | 27 Janar 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Antony Blinken për marrjen e detyrës së re.

Hoti ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me Sekretarin Blinken për të forcuar aleancën mes dy shteteve, shkruan Demokracia.com

“Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se Blinken është konfirmuar nga Senati amerikan si Sekretar i Shtetit më 26 janar, që të udhëheqë me Departamentin e Shtetit. Blinken ka shërbyer në kohën e administratës së Clinton dhe Obama./Demokracia.com

Të ngjashme