Lajme
Hoti i kundërpërgjigjet Pecit: Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime, a po kalon të hënën Zajednica?
Demokracia
16:41 | 24 Shkurt 2023

Share:

 

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit pasi që ky i fundit në një reagim për shifrat e publikuara nga ai e kishte quajtur manipulant.

“Qenka nxehur z.Peci. I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime. Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!”, ka shkruar Hoti, përcjellë Demokracia.com.

“Për Avdullah manipulantin!”, është titulli i postimit të ministrit Peci në përgjigjen e tij ndaj ish kryeministrit Hoti. /Demokracia.com/

Të ngjashme