Lajme
Hoti: Dështon tendenca për zgjedhjen e kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani
Demokracia
20:20 | 24 Mars 2023

Share:

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e vlerësoi si kundërkushtetues Ligjin e miratuar nga Qeveria Kurti për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Hoti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori.

“Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues”, ka shkruar Hoti.

Postim i plotë:

Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues.

Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori./Demokracia.com/

Të ngjashme