Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 milionë euro për 19 mijë fermerë.
Hoti ka shkruar në Facebook, se deri në fund të javës do të përfundojnë plotësisht të gjitha pagesat
Sipas tij në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, janë dyfishuar subvencionet për bujqësi.
Njoftimi i Avdullah Hotit, pa ndërhyrje:
Faktet, fakte!
Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht.
Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje.
Për punë ja ku jemi!. /Demokracia.com/
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4062035050524485