Lajme
Hoti: 3 milionë euro ndihmë për gastronominë, aplikimi fillon nga java e ardhshme
Demokracia
17:31 | 29 Janar 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se javën e ardhshme do të shpallen kriteret për aplikim për ndihmën e qeverisë për gastronominë.

“3 milionë euro ndihmë për gastronominë për këtë vit, për shkak se vendimet e qeverisë për pandeminë e kanë prekur drejtpërdrejt këtë sektor. Ne kemi ndarë këtë shumë javën e ardhshme bëhet shpallja dhe do të vendosen kriteret për aplikim”, tha Hoti.

Ai ka thënë po ashtu se për gastronominë është ulur TVSH-ja nga 18 në 8 për qind.

“Kemi filluar realizimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ulja e TVSH-së 18 në 8 për qind dhe heqja e TVSH-së për lëndën e parë të prodhuar në vend. Me masat e reja gradualisht po e tejkalojmë fazën kritike. Në pranverën e hershme kur pritet të vijnë vaksinat ne do t’i kthehemi plotësisht normalitetit”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme