Lajme
Holanda dhe Danimarka kanë ndryshuar mendje, nuk i dërgojnë tanket “Leopard 2” në Ukrainë
Demokracia
17:49 | 15 Shkurt 2023

Share:

Gazeta gjermane Die Welt njoftoi se qeveritë e Holandës dhe Danimarkës kanë ndryshuar vendimet e tyre të mëparshme dhe kanë hequr dorë nga dërgimi i tankeve moderne Leopard 2 në Ukrainë.

Welt thekson se këtë informacion ia kanë konfirmuar të dyja qeveritë, transmeton Demokracia.com.

Kryeministri holandez Mark Rute tha se të vetmet tanke që mund të dërgonin ishin 18 Leopard 2, të cilat i morën me qira nga Gjermania, dhe të dyja vendet, sipas Welt, vendosën që Leopard 2 të tyre të mos ishin në dispozicion për t’u dorëzuar në Ukrainë.

Qeveria daneze i tha Welt se vendi ka 44 tanke në arsenalin e tij dhe se nuk do të marrë pjesë në të ashtuquajturin “koalicioni i tankeve” gjerman, por Holanda dhe Danimarka kanë premtuar burime financiare për të rivendosur 100 tanke Leopard 1, të cilat janë në depot gjermane.

Sa i përket Finlandës, ajo ende nuk ka premtuar të dërgojë tanke në Ukrainë, por Welt kujton një artikull të fundit në Wall Street Journal, në të cilin një zyrtar i NATO-s tha se Finlanda nuk ka gjasa të marrë një vendim për dërgimin e tankeve në Ukrainë derisa të bëhet zyrtarisht pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. /Demokracia.com/

Të ngjashme