Kuriozitete
Historia e Kevinit ndodh në të vërtetë, një gjashtëvjeçar u vendos në një fluturim të gabuar në SHBA
Demokracia
13:47 | 28 Dhjetor 2023

Share:

Një djalë gjashtëvjeçar fluturoi i vetëm në qytetin e gabuar të SHBA-s, pasi ishte vendosur “gabimisht” në një aeroplan tjetër.

Ai po udhëtonte nga Filadelfia për në Fort Myers të Florida-s, për ta takuar gjyshen e tij, raporton BBC.

Megjithatë, gjashtëvjeçari përfundoi në Orlando – katër orë larg me makinë nga Fort Myers – pasi u vendos pa dashje në aeroplanin e gabuar.

Kjo histori, që ndodhi në të vërtetë, ngjason me atë të filmit të njohur të Krishtlindjeve, Home Alone 2: Lost in New York.

Linja ajrore që bëri këtë gabim kërkoi falje dhe i ofroi rimbursim gjyshes së gjashtëvjeçarit.

Djaloshi duhej të udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore në Fort Myers të enjten, për të takuar gjyshen e tij, Maria Ramos.

Të ngjashme