Sport
Histori: 33 vjet më parë legjendari Drazen Petrovic ruhej nga katër amerikanë por assesi nuk ndalej
Demokracia
19:38 | 10 Shkurt 2021

Share:

Megjithëse ai humbi jetën tragjikisht  28 vjet më parë, legjenda e basketbollit kroat Drazen Petrovic vazhdon edhe sot të kujtohet për magjinë e lojës së basketbollit që bënte, shkruan Demokracia.com.

Saktësisht sot 33 vjet më parë, faqja në Facebook e “Qendra Përkujtimore Drazen Petrovic”, kujton ndeshjen kundër Hapoel në të cilën Drazen shënoi 59 pikë.

Cibona pushtoi Evropën, dhe Drazen ishte lojtari më i mirë në Kontinentin e Vjetër.

Më 10 shkurt 1988, Cibona luajti ndeshjen e parë të gjysmëfinales kundër Hapoel në Tel Aviv.

Petrovic kishte një nga ndeshjet e tij të fundit me Cibonën. Ai shënoi 59 pikë edhe pse ruhej nga plot katër basketbollistë amerikanë që luanin për Hapoelin.

Nga gjuajtjet e lira au ishte 100 përqind i saktë: 15/15, për dy pikë 13/18, dhe trepikësh 6/13. Ai gjithashtu kishte 8 kërcime dhe 4 asistime.

Pas ndeshjes tifozët vendas e përshëndetën me duartrokitje gjatë daljes dhe mediet evropiane edhe një herë admiruan lojtarin më të mirë në historinë e basketbollit europian. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024