Lajme
Hipokrizia e Osmanit | Mban fjalime të zjarrta për gratë, por dy i kishte shkarkuar dhe një tjetër nuk po e mbron nga sulmet e Qeverisë Kurti
Demokracia
18:34 | 21 Shkurt 2024

Share:

Presidentja Vjosa Osmani flet me shumë pasion për avancimin e pozitës së vajzave dhe grave në shoqërinë kosovare. 

Por, siç e ka vërtetuar vetë Osmani, kjo bënë pjesë vetëm në “copëzat” e fjalimeve të saj, shkruan Demokracia.com.

Edhe në fjalimin në seancën solemne për përvjetorin e 16-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Osmani tha ndër të tjera se vendi ynë është një vend që konfirmon rolin transformues të përfshirjes së vajzave dhe grave.

“Zemra e shtetit tonë rreh fort nën ambicien fisnike të rinisë sonë. Vendi ynë është shembull i një shoqërie civile dinamike dhe një vendi që konfirmon rolin transformues të përfshirjes së vajzave dhe grave në pozita vendimmarrëse. Jemi dëshmitarë sesi fuqizimi i vajzave dhe grave, si dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha komuniteteve janë katalizatorë të ndryshimit pozitiv. Angazhimi ynë ndaj këtyre parimeve duhet të vazhdojë të mbetet i palëkundur, sepse një shoqëri që i vlerëson të gjithë anëtarët e saj padallim, që i jep zë atyre që nuk kanë zë, është një shoqëri e së tashmes dhe të ardhmes më të mirë”, tha Osmani.

Por, presidentja Osmani nuk bëri asgjë për ta mbrojtur kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani, pas sulmeve të ashpra të qeverisë së Kurtit.

Osmani nuk e dha asnjë deklaratë në mbrojtje të saj.

LEXO EDHE:

Qysh “i dha shkollë” Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Ministres Haxhiu dhe krejt ekzekutivit

Presidentja Osmani, e cila flet për fuqizimin e grave, sapo erdhi në pushtet e shkarkoi një grua që mbante një pozitë të rëndësishme për ta zëvendësuar me një burrë.

Ajo në qershor të vitit 2021 ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Po ashtu, në koordinim me Kurtin e kishin shkarkuar edhe zëvendësdrejtoreshën e AKI-së, Vlora Hysenin, e cila më pas ishte emëruar drejtoreshë e SHISH-it në Shqipëri nga kryeministri Edi Rama.

Osmani i kishte kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion dhe në këmbim do të nderohej me një mirënjohje, gjë që nuk ishte pranuar nga Daka. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme