Lajme
Hill: Vuçiqi dhe MIllosheviqi nuk mund të krahasohen, janë shumë të ndryshëm
Demokracia
11:04 | 23 Gusht 2023

Share:

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, e ka mbrojtur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin.

Ai ka bërë me dije se Vuçiqi nuk mund të krahasohet me Sllobodan Millosheveqin.

Hill, i cili ka bashkëpunuar me të dy presidentët e Serbisë, ka thënë se ata nuk mund të krahasohen.

“Jo nuk mund t’i krahasoj. Ata janë njerëz shumë, shumë të ndryshëm dhe kemi të bëjmë me një kohë tjetër. Pra, jo, unë nuk mund ta krahasoj presidentin aktual me Slobodan Milosheviçin. Këtë do t’ua lë juve dhe historianëve për ta bërë këtë”, ka thënë Hill në një intervistë për Zërin e Amerikësnë gjuhen serbe.

Të ngjashme