Lajme
Hill: Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it për kthimin e ushtrisë në Kosovë
Demokracia
14:45 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it për kthimin e ushtrisë në Kosovës, por sipas tij, është e nevojshme një zgjidhje politike, shkruan N1.

Të enjten në mbrëmje, Qeveria serbe do t’i paraqesë kërkesë KFOR-it për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovës. Dy ditë më parë, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e kishte mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë se “Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA-ja.

“Natyrisht se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it. Por kjo është një çështje që mbetet politike dhe prandaj kërkon një zgjidhje politike. Unë nuk shoh mundësinë e një zgjidhje ushtarake”, ka thënë Hill.

Ajo që duhet të bëhet, sipas ambasadorit amerikan, është “të qetësojmë situatën dhe të krijojmë paqe dhe stabilitet në atë zonë”.

“Dhe që njerëzit që jetojnë atje mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Asociacionit”, ka theksuar Hill.

Të ngjashme