Lajme
Hill: Prishtina do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së
Demokracia
14:37 | 31 Maj 2023

Share:

Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill tha sot se Prishtina do t’i bartë pasojat sepse nuk i ka dëgjuar këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonin, por ka shtuar se ende nuk është i njohur me të gjitha detajet.

Ai këtë e ka para gazetarëve në Beograd dhe shtoi se duhet të bëhet progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe vazhdimin e dialogut.

“Sekretari ynë i Shtetit, Anthony Blinken e ka bërë të qartë se ai kundërshton çdo lëvizje që ka bërë Kurti që është në kundërshtim me të gjitha këshillat që kemi dhënë dhe Blinken ka thënë se do të ketë pasoja. Ne duhet të përpiqemi të mos humbasim busullën dhe drejtimin tonë, dhe kjo është formimi i Asociacionit dhe normalizimi i marrëdhënieve. Është e nevojshme që Ballkani “të qetësohet” dhe të vazhdojë në drejtim të BE-së dhe integrimeve euroatlantike”, tha Hill.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, në një takim me gazetarë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se veprimi i marrë të premtën e kaluar për t’u futuar në objektet komunale me dhunë nuk ka qenë në koordinim me ShBA-të.

Si sanksion të parë nga ShBA, Hovenier përmendi përjashtimin nga “Defender Europe”, dhe gjithashtu edhe “moslobimin me shtetet mosnjohëse”, ndërsa paralajmëroi edhe veprime të tjera ndaj Kosovës.

Të ngjashme