Lajme
Hill në konferencë me Gjuriqin thotë se marrëdhëniet e Amerikës me Serbinë janë në trend rritës
Demokracia
10:30 | 07 Shtator 2023

Share:

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill dhe ai serb në ShBA, Marko Gjuriq thanë sot se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në trend rritës dhe se janë të qëndrueshme.

Këto komente ata i bënë në konferencën Dita e Amerikës e organizuar nga Kongresi i Miqësisë Serbo-Amerikane.

Hill tha se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë stabile, pavarësisht se çfarë po ndodh në botë.

“Ne duhet të bashkëpunojmë veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik ku kemi interesa të përbashkëta, do të punojmë edhe në forcimin e aleancave politike dhe në temat që kanë të bëjnë me sigurinë, për të cilat duhet të diskutojmë veçanërisht.

“Nëse kthehemi 142 vjet pas që kur marrëdhëniet tona kanë filluar, duhet të themi janë të gjitha mundësitë për të vazhduar edhe për 142 vite të tjera”, tha Hill ndër të tjera. /Reporteri.net

Të ngjashme