Lajme
Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë gazetari i njohur Kastriot Myftaraj
Demokracia
13:54 | 07 Korrik 2022

Share:

Gazetari i njohur Kastriot Myftaraj i ka dhënë fund jetë. Sipas policisë Myftaraj dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i shtëpisë ku jetonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M.,  60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme