Lajme
Heshtje… | Rikthehet inteligjenti Besnik Bislimi, paralajmëron se do ta dërgojnë në Kushtetuese statutin e Zajednicës që “nuk” e kanë pranuar
Demokracia
22:53 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk e ka fare problem të jap deklarata tepër kontradiktore.

Ai tha sot se Qeveria nuk e ka pranuar draftin e Asociacionit dhe se është pajtuar që ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Por, si mund të dërgohet në Kushtetuese një dokument i papranuar, këtë mund ta di vetëm njeriu me koeficient të lartë të inteligjencës, shkruan Demokracia.com.

Bislimi, i cili së bashku me shefin e tij tani po përpiqen të distancohen nga draft-statuti i pranuar për Zajednicën, akuzoi opozitën e tanishme për deklaratat e tyre rreth Asociacionit. Madje, ai ka thënë se ka disa shembuj që opozita është në një vijë me Serbinë.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe për ndarjen buxhetore nëpër komuna.

“Kjo narrativë është duke u shpërndarë qëllimisht dhe gabimisht… Pra, ju nuk e keni pranuar këtë draft?

– Jo në asnjë rast. Qeveria e Kosovës vetëm ka thënë kështu: Procesi i veprimeve në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit i ka disa faza kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Njëra prej fazave është dakordimi i Qeverisë që një draft ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Bislimi.

I pyetur nëse në draftin e dorëzuar nga emisarët përmendet Rezoluta 1244 dhe pse duhej të përmendej ajo, Bislimi është shprehur: “Diku në draft përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar. E kemi pasur lehtë, ndoshta më të lehtë, të ballafaqohemi me Vuçiqin kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon sikurse Serbia e ju mendoni ndryshe. Pyesni Lajçakun pse na e ka thënë këtë akuzë. Por, nëse kjo që po e bëjmë tani ose na është prezantuar tani qenka SuperZajdenicë, ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë, por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”, ka shtuar Bislimi.

Gatitshmërinë e kryeministrit Kurti për pranimin e Zajednicës, e ka konfirmuar edhe njoftimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Statuti i Zajednicës | Shfaqet sërish Besnik Bislimi dhe “shkatërron” propagandën e Albin Kurtit: Qeveria nuk ka garantuar që nuk ka shkelje kushtetuese

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024