Lajme
Heqja nga agjenda e vizave, Maliqi: BE-ja ka filluar përdorimin e “shkopinjve”
Demokracia
11:37 | 23 Nëntor 2022

Share:

Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se Bashkimi Evropian ka filluar përdorimin e “shkopinjve disciplinues” për Kosovën dhe Serbinë për shkak të procesit të dialogut.

Ai ka thënë se heqja nga agjenda e çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën tregon një gjë të tillë.

Sipas tij, edhe Parlamenti Evropian pritet ta votojë një rezolutë për suspendimin e negociatave për anëtarësim me Serbinë.

“Boll palidhje prap me e përsërit veten, por qe kjo nga data 29 shtator. Sot u hoqën nga axhenda vizat për neve, ndërsa Parlamenti Evropian pritet ta votojë rezolutën për suspendimin e negociatave me Serbinë dhe rishqyrtimin e fondeve”, ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme