Lajme
Haziri shpreh ambicien për të qenë kryetar i LDK-së
Demokracia
21:07 | 16 Shkurt 2021

Share:

Lutfi Haziri ka shprehur ambicie për të qenë kryetar i LDK-së.

Pasi Isa Mustafa dha dorëheqje dje, pas rënies së dukshme të LDK-së në këto zgjedhje, Haziri thotë se është i gatshëm të jetë pjesë e një konkurrence, e cila do të jetë e nevojshme për LDK-në.

“Unë jam njëri prej atyre që emri im lakohet në çdo proces zgjedhor kësaj here do të doja të më kursejnë derisa nuk kemi proces hapur zgjedhor në LDK, të mos lakmojmë shumë emra. Por jam i gatshëm me qenë pjesë e një konkurrence të ardhmen e cila do të jetë e hapur dhe e nevojshme për LDK-në”, tha Haziri në ATV.

“Kërkoj mirëkuptim të anëtarësisë dhe votuesve, ne duhet te merremi me vetveten tonë,. Kemi nevojë me ja kushtu LDK-së në 99 për qind të kohës dhe kjo neve na duhet”, shtoi Haziri.

I pyetur nëse e aspiron pozitën e kryetarit të LDK-së, Haziri thotë se do të konsultohet me kolegët e tij në degë dhe me familjen, për të parë mundësinë e kandidaturës së tij.

“Për momentin unë kam nevojë me pa rezultatin e Gjilanit në këtë vit, sepse jam me një mbështetjeje të qytetarëve me 60 për qind zgjedhur  në raundin e dytë, përkundër kësaj që në nivel qendror kanë nxjerr një subjekt tjetër politik, e cila ka marrë një besim qytetarë jashtëzakonisht të madh në Gjilan. E dyta do të konsultohem me kolegët e mi në degë dhe në fund me familjen natyrisht, për të parë një mundësi të kandidaturave”, tha ai.

Po ashtu, Haziri pret që vota e fshehtë e delegatëve të LDK-së, të përcaktojë liderin e ardhshëm të LDK-së.

“Derisa nuk kemi një hapje formale të kandidaturave duhet të rezervohemi dhe unë jam njëri prej tyre, që tash e 13 vjet kom propozua marrëveshje politike, kom favorizua marrëveshje, por kanë dashtë parandalua një rënie të LDK-së, ama tash ka ndodh. Tash demokracia hi në funksion me vet faktin që LDK-ja ka kapacitet politik ka kuadro politike për më shumë se një kandidat, atëherë unë pres që vota  e fshehtë e delegatëve të LDK-së kanë me përcaktua kush do të jetë lideri i ardhshëm i LDK-së”, tha Haziri.

Aktualisht Haziri mban postin e nënkryetarit të LDK-së.

Të ngjashme