Lajme
Haziri: Po vjen koha që nuk ka kush na largon masat në Evropë, lista mund të shtohet
Demokracia
20:41 | 10 Mars 2024

Share:

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, sot në një konferencë për media në Gjilan, ka thënë se efekti financiar i masave ndëshkuese ka kaluar 420 milionë euro.

“Ju po e shihni që Kosova e ka ndëshkimin e vet. Masat ndëshkuese ekzistojnë në Kosovë, efekti financiar ka kaluar 420 milionë euro. Është filluar me 270, por kur ngrihen fondet financiare projektet shkojnë duke u rritur. Natyshëm që dinari zbehet sepse hyn shkarkimi i kryetarëve të komunave. Tash me 21 prill është pushkatimi i Oso Kukës, pushkatimi politik. Ti i mbron kryetarët e komunave me kaq kokëfortësi dhe ligji tash i garanton ata në mandat të plotë dhe ua cakton datën e pushkatimit publik, ku mbetet mbrojtja, për çka u dasht kjo kauzë, kjo mbrojtje. Politika e deeskalimit po fillon tash në veri, shkarkimi, caktimi i datës së zgjedhjeve, përgatitja e ambientit të qëndrueshëm dhe garantues për zgjedhje, largohen njësitë speciale prej terreni…”, tha Haziri.

Haziri tha se lista e masave kundër Kosovës mund të shtohet, mirëpo jo të largohen pasi sipas tij duhet harmonizim mes 27 shteteve.

“Ne duhet të punojmë shumë për largimin e masave kushtëzuese që ka Kosova. Po vjen koha që nuk ka kush na largon masat në Evropë. Deri në nëntor s’ka kush që na i i largon masat, ndërsa ka kush e shton listën. Mund të shtohen, por të largohen është problem, sepse duhet harmonizim mes 27 shteteve”, tha Haziri.

Haziri ka folur edhe për çështjen e dinarit, për të cilën tha se po përfundon si çështja e targave, letërnjoftimeve dhe energjisë elektrike.

“Çështja e dinarit po përfundon si çështja tabelave, letërnjoftimit, energjisë dhe çështjeve tjera. Praktikisht kemi një këmbëngulësi ose kokëfortësi në thonjëza deri në një periudhe të caktuar kohore që mandej përkthehet në tërheqje prapa. Kjo ka me u zbardhë shpejtë sepse është thënë nuk takohemi fare për çështje të dinarit, nuk bisedojmë për të, tani po del që edhe janë taku, edhe kanë bisedu edhe kanë negociu sepse çështja e dinarit nuk ka mundur të jetë çështje që e ka mund ta sjellë Kosovën në këtë nivel që është por pritet me ndodhë diçka tjetër, me ndodhë një situatë e re dhe ajo situatë e re do të përcillet prapë me tensionin e njëjtë, prapë një hap para e dy mbrapa.”

Të ngjashme