Lajme
Haziri për vrasjen e 35-vjeçares: Qeveria po kërcënon me shkarkime në kohën kur vetë duhet të japin përgjegjësi
Demokracia
12:43 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë 35-vjeçare.

Haziri ka deklaruar se Qeveria po kërcënon me shkarkime e hetime në kohën kur vetë duhet të japin përgjegjësi.

“Vrasja e gruas në derën e shtetit mbrëmë, tregon se sa i papërgjegjshëm është Institucioni i shtetit tonë për mbrojtjen e qytetarit”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai e ka përmendur edhe rastin e Agon Musliut gjatë kohës sa ishte i karantinuar për masat anti-COVID.

“Kjo qeveri kërcënon me shkarkime e hetime në kohën kur vetë duhet të japin përgjegjësi. Që prej vrasjes së Agon Musliut në karantinën tuaj e deri sot, vetëm me gisht po bëni. Përgjegjesia është te Ju”.

“Drejtesi për Hamiden, Agonin dhe të gjitha viktimat”, përmbyllet postimi i Hazirit.

Të ngjashme