Lajme
Haziri paralajmëron zgjedhje të reja, edhe nëse arrihet marrëveshja me Serbinë
Demokracia
22:15 | 01 Nëntor 2022

Share:

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare edhe nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë.

“Edhe nëse ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, vendi do të shkojë 3 muaj deri në 6 muaj pas asaj në zgjedhje, edhe nëse ka një marrëveshje vendi domosdoshmërisht ka me shku në zgjedhje”, shtoi ish-kryetari i Gjilanit.

Sipas tij, kjo nuk duhet lënë në duart e bashkësisë ndërkombëtare sepse “ata nuk përzihen në politika të brendshme”.

“Edhe nëse nuk ka domosdoshmërisht kryeministri ose duhet me kryer punë, ose duhet me çel rrugë. Nuk ka nevojë me ia kërkuar as amerikanët as evropianët sepse ata nuk përzihen në politika të brendshme por vetë duhet me shkaktuar procese që me debllokuar nuk mundet KS në 2023 me dal para qytetarëve me thënë kemi pasë rritje në vitin 2020”, theksoi Haziri në Tëvë1.

Të ngjashme