Lajme
Haziri: LDK-ja do ta pëlcasë ‘balonin’ e sondazheve më 14 shkurt
Demokracia
20:01 | 04 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, është shprehur optimist se partia e tij do të dalë fituese më 14 shkurt.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri është shprehur i bindur që partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Demorkacia.com.

Ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me strukturat e kësaj partie në Gjilan ka thënë se po bëhet një punë e madhe në terren për të siguruar fitoren më 14 shkurt.

Postimi i plotë i Hazirit, pa ndërhyrje:

Vazhdojmë takimet me qytetarët, në lagje e fshatra. LDK do ta pëlcasë ‘balonin’ e sondazheve më 14 shkurt!. /Demokracia.com/

Vazhdojmë takimet me qytetarët, në lagje e fshatra. LDK do ta pëlcasë ‘balonin’ e sondazheve më 14 shkurt!

Posted by Lutfi Haziri on E enjte, 4 Shkurt 2021

Të ngjashme