Lajme
Haziri i LDK-së pyet Qeverinë Kurti: Elektroserveri, a është zbatim i marrëveshjes së shkurtit Kurti-Vuçiq 2023?
Demokracia
21:13 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me marrëveshjen kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027.

Haziri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se “Kurti po krekoset për mbështetje financiare ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Madje, Haziri ka listuar tri arsyeje kryesore që Kurti “ka përçarë politikanët e Luginës”.

“Së pari, nuk është çështje e ruajtjes se identitetit kulturor e kombëtar, por vullneti i shprehur me referendum nga shumica absolute këtu e 30 vjet më parë.E dyta, ndihma më e madhe ndaj tyre është duke mos i përçarë, për duke ua respektuar vullnetin e tyre. E treta, prej këtyre mjeteve financiare, sa kanë me shku për lobime jashtë tyre?!”, ka shkruar Haziri.

Ai tutje ka pyetur se “E kjo puna e Elektroserverit, a është zbatim i marrëveshjes së shkurtit Kurti-Vuçiq 2023?!”.

Të ngjashme