Lajme
Haziri apel qytetarëve: Mbani maskat dhe testohuni me kohë
Demokracia
18:11 | 21 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, pas rritjes së fundit të rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë.

Ai ka thënë se pavarësisht rasteve të reja, komuna e Gjilanit vazhdon të mbetet në zonën e gjelbër dhe shpreson të ketë rënie të numrit të infeksioneve gjatë ditëve të ardhshme.

“Po e përcjellim gjendjen ditore dhe ju lus që të mos e harroni ta vendosni maskën dhe ta mbani distancën. Lajmëroni organet antiCOVID-19 në Gjilan nëse keni simptoma. Testohuni me kohë dhe kërkoni këshillën e mjekut të familjes”, ka thënë Haziri, njëherësh udhëheqës i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Që nga fillimi i epidemisë vitin e kaluar, në Gjilan me koronavirus janë regjistruar 3.644 raste pozitive, 3.606 persona janë shëruar, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona, 110 persona kanë vdekur, ndërsa 400 mostra janë në pritje për rezultatet.

Të ngjashme