Lajme
Haxhiu viziton familjet e Thaçit e Veselit: Bashkim sa më parë me të dashurit e tyre
Demokracia
17:04 | 28 Qershor 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në fetën e Kurban Bajramit, ka vizituar familjet e dy ish krerëve Thaçi e Veseli, të cilen po mbahen në paraburgim në Hagë.

Haxhiu përmes një statusi në Facebook, ka uruar familjet e Thaçit e Veselit që sa më parë të bashkohen me të dashurit e tyre.

“Sot bashkë me vëllezër, miq e bashkëluftëtarë vizituam familjet e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli, me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke ju uruar shëndet dhe bashkim sa më parë me më të dashurit e tyre të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë!”- ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme