Lajme
Haxhiu thirrje deputetëve të VV-së për Trustin: Do të deklaroheni nëse do ta dëgjoni popullin apo Kurtin e Kusari-Lilën
Demokracia
12:23 | 19 Janar 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka prezantuar para deputetëve kërkesën për tërheqjen e 30% nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Haxhiu ka thënë se kriza ekonomike, ka bërë që kjo tërheqje duhet të bëhet.

“Qytetarët u organizuan për ta rikthyer kërkesën për Trustin. Dhe tani kjo kërkesë e tyre është në Kuvend. Është në dorën tuaj të dëshmoni a jeni vërtetë përfaqësues të qytetarëve apo përfaqësoni vetëm bindje politike, por jo realitetin me të cilin po përballen qytetarët”, tha Haxhiu, raporton Nacionale.

“Vezët ishin 2.4 2.5 euro, sot janë 5.15 euro. Vaji që dikur ishte rreth 1 euro shkoi deri në 3.4 euro. Shtrenjtim enorm i çmimeve të produkteve elemntare, me çka jeta e qytetarëve është vështirësuar. Pa krahasur këtu shtrenjtimin e energjisë, druve e peletit”, tha ai.

Haxhiu pati një thirrje për deputetët kryesisht të VV-së. Kërkoi nga ta që ta dëgjojnë popullin e jo Albin Kurtin.

“Kërkesa e qytetarëve është që të mbështetet inicativa e tyre për Trustin. Të mundësohet tërhejqa e mjeteve, dhe që ata të përballojnë këtë krizë ekonomike. Populli ka folur, tash është në dorën tuaj, të dëgjoni kërkesën e popullit, apo të dëgjoni qëndrime politike të qeverisë. Unë iu ftoj ta dëshmoni veten. A keni me i dëgjyu këta qytetarë, a Mimoza Kusarin a Albin Kurtin.Bëjuni deputet të popullit se në zgjedhjet e ardhshme iu votojnë qytetarët jo shefat”, tha Bekim Haxhiu.

Të ngjashme