Lajme
Haxhiu: Këshilli Prokurorial do të ketë përbërje të re
Demokracia
16:29 | 07 Prill 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Këshillin Prokurorial.

Ajo para deputetëve ka thënë se me miratimin e plotësim-ndryshimeve të reja, Këshilli Prokurorial do të ketë përbërje të re.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës do të ketë një përbërje të re, me prokurorë dhe jo prokurorë. Por proporcioni, apo dallimi në numra në mes anëtarëve prokurorë dhe atyre jo prokurorë do të jetë një. Fillimisht përbërja e re do të ketë dy anëtarë nga prokuroritë themelore, qoftë nga Prokuroria e Apelit apo Speciale dhe Kryeprokurorin e Shtetit sipas detyrës zyrtare. Ashtu siç e thonë Kushtetua, Kuvendi sipas këtij plotësim-ndryshimi ka të drejtë të zgjedhë dy anëtarë jo prokurorë, ndërsa risia kryesore është caktimi i një anëtari nga Avokati i Popullit në konsultim me organizatat e shoqërisë civile…”, tha ministrja Haxhiu, transmeton KP

“Anëtarët e Këshillit aktual me rekomandimin e komisionit të Venecias do të hedhin shortin dhe tre nga nëntë prej tyre do të mbesin në kryerjen e mandatit që kanë, ndërsa pjesa tjetër do të kthehen në detyrat që i kanë si prokuror”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu adresoi kritika ndaj përbërjes aktuale të Këshillin Prokurorial, për të cilin tha se ka qenë i ndikuar nga grupet e interesit dhe politika.

“Këshilli Prokurorial ka qenë i ndikuar nga grupet e interesit, por edhe politika. Të gjithë jemi dëshmitarë se përkundër skandaleve që kemi parë publikisht nuk janë ndërmarrë veprime serioze për adresimin e tyre”, theksoi ajo.

Haxhiu theksoi se për këtë projektligj kanë marrë dy opinione pozitive nga Komisioni i Venecias.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dje ka votuar për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.

Lidhur me këtë votim të KPK-së, janë shprehur të pakënaqur mbasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog si dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Aambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, duke thënë se fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me atë standard.

Lidhur me këto reagime, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se procesi ishte plotësisht legjitim, dhe se ka zhvilluar të gjitha procedurat e parapara dhe në përfundim ka propozuar për emërim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, procedura këto që sipas KPK-së janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi

Të ngjashme