Lajme
Haxhiu: Presidentja e besueshme do të operohej në SHSKUK
Demokracia
15:17 | 03 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj presidentës Vjosa Osmani, pasi mbrëmë Osmani i është nënshtruar një intervenimi në një klinikë private, duke injoruar dhe nënçmuar shërbimin publik të QKUK-së.

Haxhiu thotë se nuk është hera e parë që presidentja tregon mos besim ndaj mjekëve të sektorit publik.

Ai akuzon Osmanin për marketing politik për vizitat e saja në SHSKUK.

“Nuk është problem fatura e operacionit, brengoses është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqperdorimeve në shëndetësi po e paguajn qytetarët e Kosovës!
Shërim të shpejtë, Vjosë!
Presidentja e besueshme do të operohej në SHSKUK”, përfundoi Haxhiu.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Koalicioni i shpreses, bartesja e listës zgjedhore me 14.02.2021 e cila fitoi 50.24% presidentja e Kosovës , nuk “guxon” me ia besu operimin, pra jetën e saj mjekëve tonë në sektorin publik.
Ajo zgjedh të operohet në sektorin privat.
Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryjnë me dhjetra operacione edhe me të komplikuara.
Në të ardhmen mund ta shohim presidenten tek e viziton SHSKUK sa për marketing politik, por me çfarë ndérgjegje kur nuk u beson profesionistëve shëndetësor që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës.
Nuk është problem fatura e operacionit, brengoses është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqperdorimeve në shëndetësi po e paguajn qytetarët e Kosovës!
Shërim të shpejtë, Vjosë!
Presidentja e besueshme do të operohej në SHSKUK.

Të ngjashme